Biznesi i ri e tejkalon Samsung me telefonat që palosen

Një kompani jo shumë e njohur me bazë në Kalifornia pretendon se ka krijuar telefonin e parë të mençur në botë që paloset.

“Royole Corporation”, e specializuar në prodhimin e ekraneve fleksibile, ka paraqitur FlexPai në një konferencë në Pekin.

Kur hapet kjo pajisje ka një ekran te vetëm prej 19.8 cm, më të madh se shumica e tabletëve në treg.

Ndërsa kur paloset, shfaq tre ekrane më të vogla të ndara – në pjesën e përparme, të pasme dhe anash pajisjes.

Kompania gjashtëvjeçare ka thënë se do të organizoj tre shitje të shpejta për konsumatoret në Kinë më 1 nëntor, për të ofruar për herë të parë këtë produkt.

FlexPai

FlexPai

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme