“Biznesmeni do vritej në ecje”/ Sadedini i shpëtoi një tjetër atentati me eksploziv, çfarë ndodhi në lokalin e tij

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë ku një 33-vjeçar ka qenë shenjestër e një atentati me eksploziv.


Gazetari Enrik Mehmeti bën me dije se Endrit Sadedini i ka shpëtuar një tjetër atentati në vitin 2017. Në mjetin e 30- vjeçarit ishte vendosur një sasi prej 500 gramësh tritol, shpërthimi i së cilës do të shkaktonte vdekjen e sigurt të shënjestrës.

Në atë kohë Sadedini ishte pronar i një lokali në zonën e “Ujit të Ftohtë”. Po në muajin Prill të 2017-ës në lokalin që ai ka në zotërim u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë.

Në atë kohë, Sadedini u procedua në gjendje të lirë nga policia për moskallëzim krimi dhe që prej atëherë e ka lënë lokalin me qira.

Më 20 prill 2017, në lokal u ekzekutua me armë 33-vjeçari Ergys Gjioveshaj dhe u plagosën aksidentalisht edhe 3 persona të tjerë, mes të cilëve edhe një femër.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme