Blerand Stavileci në moshën 14 vjeçare kishte blerë lokal në Prishtinë (Dokument)

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik dhe njëherit zyrtar i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci qysh në moshën 14 vjeçare ishte bërë me pronë në Prishtinë.

Gazeta Blic ka arritur që ta siguroj marrëveshjen ku figuron emri i tij, si pronar i një lokali prej 33.7 metrash katror, i cili gjendet në rrugën “Eçrem Çabej” Lamella III, numër 30.

Kjo marrëveshje ndërmjet ministrit Blerand Stavilecit dhe drejtorit të atëhershëm të Ndërmarrjes Publike Banesore, Vladimir Dimiç ishte arritur në vitin 1994, më saktësisht më datë 24 tetor, kohë kjo kur Stavileci ishte vetëm 14 vjeçar.

Këtë marrëveshje e ka konfirmuar për Gazetën Blic edhe vetë ministri në detyrë, Blerand Stavileci.

Ai në një deklaratë për gazetën ka theksuar se ishte babai i tij, i ndjeri Masar Stavileci, i cili e ka nënshkruar marrëveshjen, dhe se lokalin e ka përkthyer në emër të tij.

Stavileci ka theksuar se po bëhet luftë politike ndaj tij, nga oponentët politik në Ndërmarrjen Publike Banesore.

“Është lokal të cilin e ka blerë babi im i ndjerë, dhe i njëjti lokal figuron tek deklarimi i pasurisë”, sqaroi Stavileci.

Më tej Stavileci publikimet  e dokumenteve  të  tilla i i ka quajtur luftë polikë.

“Tash po mundohen ata të ndërmarrjes publike  banesore me bo diçka, të mjerë janë ata”, tha ai.

Stavileci konsideron se në atë blerje nuk ka pasur asgjë të dyshimtë.

“Nënshkrimin si blerës e ka bërë babi im, nuk ka asgjë kontestuese dhe asgjë të dyshimtë’, përfundoi Stavileci.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme