Ministri Blerand Stavileci e akuzoi kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, se ka shkuar në Itali, për t’a ndjekur ndeshjen AC Milan-Shkëndija, me para të taksapaguesve.
Këtë vit, vet Blerandi ishte i pranishëm në ndeshjen Juventus-Barcelona, në kuadër të Ligës së Kampionëve, e cila u zhvillua në Torino më 11 prill 2017, njofton Prishtina Magazine.
Edhe pse Stavileci nuk ofroi fakte që Ahmeti e ka paguar biletën me para të taksapaguesve, shtrohet pyetja se me cilat para kishte udhëtuar ai drejt Torinos, kur dihet se në atë kohë ishte ministër i Zhvillimit Ekonomik, detyrë të cilën e mban ende .
Një gjë është mëse e qartë, që udhëtimet e zyrtarëve shtetëror duhet të jenë transparente edhe kur ato kanë qëllime private. //PrishtinaMagazine.