Ish- nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Shala shumë shpejt mund t’i bashkohet një partie të re.
Gazeta Blic nga burime të saja të afërta me Shalën, ka marrë vesh se deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës do t’i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës.
Sipas këtyre burimeve, është çështje ditësh apo javësh kur Shala do t’i bashkohet kësaj partie.
Madje, këto burime kanë theksuar se lideri i PDK-së Kadri Veseli kishte menduar që Shalën ta prezantonte në Konventën e VIII-të të kësaj partie, që u mbajtë para disa ditësh, dhe ta bënte anëtar të Kryesisë, mirëpo që kishte hasur në kundërshtime nga disa njerëz të partisë.
Në anën tjetër, Shala nuk ka dashur të flas për Gazetën Blic në lidhje me këtë çështje.
Edhe pse u lajmërua në telefon, Shala me të marrë vesh se për çka bëhej fjalë, e ka mbyllur telefonin.
Ndryshe, Blerim Shala e kishte braktisuar AAK-në e Ramush Haradinajt për t’iu bashkuar delegacionit kosovar të bisedimeve me Serbinë në Bruksel./GazetaBlic.com/