Spanja do të dërgojë 350 trupa së bashku me 6 tanke dhe një duzinë automjetesh të blinduara, në Letoni, si pjesë e batalionit të NATO-s, të udhëhequr nga forcat kanadeze. Lajmi u bë i ditur nga Ambasada spanjolle për mediat e Letonisë, shkruan “RT”.
Gjashtë tanke do të zhvendosen për herë të parë jashtë Spanjës dhe do të shoqërohen nga 16 mjete të blinduara, tha ambasada.
Qëllimi i këtij misioni të armatosur është forcimi i sigurinë së Letonisë si dhe forcimi i pranisë së NATO-s në krahun e tij të aleancës ushtarake.
Automjetet e blinduara spanjolle do të ekspozohen për herë të parë gjatë stërvitjeje ushtarake në Letoni në muajin maj, sipas mediave lokale