“Bllagoja Toska”, Komuna nuk arriti ta rrënojë shtëpinë që pengon ndërtimin e bulevardit

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Shtyhet hapja e bulevardit “Bllagoja Toska” në Tetovë. Pas më shumë se një orë negociata mes komunës së Tetovës dhe pronarit të shtëpisë, u arrit marrëveshje që sipas pronarit prishja e shtëpisë për hapjen e bulevardit të shtyhet për dy javë. Ndërkohë brenda kësaj kohe pronari i objektit Islam Rushiti thotë se komuna duhet të lejojë ndërtimin e shtëpisë për këtë familje në një pjesë të oborrit që ka mbetur.

“Për dy javë ditë është vendosur që të rijmë pra edhe dy javë këtu. Brenda dy javësh ne duhet ta lirojmë shtëpinë dhe ata të na japin paratë sa është bë vlerësimi dhe të bëhet plani që ne të ndërtojmë aty”, deklaroi Islam Rushiti, pronar i shtëpisë.

Por ndryshe nga Rushiti, nga komuna e Tetovës thonë se nuk do lejohet ndërtimi i shtëpisë, ndërsa afati për tu larguar nuk është dy por një javë.

“Të gjitha procedurat gjyqësore sa i përket eksproprijimit kanë përfunduar dhe vendi është i komunës së Tetovës, andaj dhe kërkuam zhvendosjen e asaj familjeje. Ata kanë kërkuar afat kohor një javë që të mund t’i largojnë mjetet që janë aty. Ne kërkuam nga avokati i tij të bëj shkresë edhe për një javë dhe ne e miratuam. Gjitha procedurat kanë përfunduar. Janë dy çështje të ndryshme pra, ata mund ta vazhdojnë procesin gjyqësor për çështjen e çmimit por procesi i eksproprijimit ka përfunduar dhe ne kërkojmë në bazë të vendimit të gjyqit organet e rendit ta mënjanojnë atë objekt. Sepse realisht ajo pronë është në emër të komunës”, deklaroi Besar Durmishi, komuna e Tetovës.

Familja Rushiti, nuk ka pranuar ta lëshoj shtëpinë pas vlerësimit që i është bërë. Ka kërkuar shtim të vlerës së objektit të banimit, por, meqë kjo nuk i është ofruar, komuna e çoi rastin në gjyq në bazë të projektit që po realizohet. Pronën e familjes Rushiti, komuna e kalon në pronësi të saj, pas çka edhe vendoset largimi me anë të policisë i familjes Rushiti, ndërsa procesi gjyqësor lidhur me vlerësimin është duke vazhduar ende. Familja tashmë ka kërkuar super vlerësim por edhe leje nga komuna për të ndërtuar në 80 metra katror që i mbesin, por komuna nuk ia ka mundësuar këtë. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme