Bllokimi i pagave, magjistratët kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave Petrit Malaj

Shoqatat e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve kanë depozituar një kallëzim në SPAK lidhur me mosekzekutimin e pagave për muajin gusht. Kallëzimi është bërë ndaj ministrit të Financave, Petrit Malaj dhe drejtuesve të Thesarit në rrethe për veprat penale shpërdorim detyre, pengim për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës, dhe mosekzekutim pa shkaqe të përligjura të vendimit të gjykatës.

Në kallëzim kërkohet që organi i prokurorisë të hetojë rrethanat e krijuara dhe të identifikojë personin ose personat që kanë marrë, transmetuar apo zbatuar vendimmarrjen që ka sjellë mosdhënien e pagave.

Në kallëzim theksohet se situata nuk prek vetëm një magjistrat, por një numër të konsiderueshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh në të gjithë vendin.

“Paga e magjistratit nuk përbën vetëm kundërshpërblimin financiar për ushtrimin e funksionit. Ajo është pjesë e statusit kushtetues të magjistratit dhe një garanci institucionale e pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe të ushtrimit të pavarur të funksionit të prokurorit. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim. Në këtë kuptim, mosmarrëveshjet për interpretimin ose mënyrën e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të zgjidhen nëpërmjet privimit të magjistratëve nga paga për punën e kryer.

17 Prandaj, nisur nga mënyra se si është realizuar mosekzekutimi i urdhërpagesave, numri subjekteve të prekura, natyra e së drejtës së cenuar, ekzistenca e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese dhe e akteve të organeve kushtetuese të qeverisjes së sistemit të drejtësisë krijojnë nevojën e pådiskutueshme për kryerjen e një hetimi të plotë e të gjithanshëm të çështjes, për të vënë përpara përgjegjësisë personat përkatës.”, thuhet ne kallezim

Ata kërkojnë që organi i akuzës të hetojë rrethanat e krijuara dhe të identifikojë personin ose personat që kanë marrë, transmetuar apo zbatuar vendimmarrjen që ka sjellë mosdhënien e pagave për muajin gusht.

Në kallëzim, theksohet se situata nuk prek vetëm një magjistrat, por një numër të konsiderueshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh në të gjithë vendin.

Gjyqtarët sqarojnë gjithashtu se kallëzimi penal nuk synon zëvendësimin e mjeteve administrative, gjyqësore apo institucionale për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi mënyrën e përllogaritjes së pagave, por hetimi në lidhje me ligjshmërinë e veprimeve që shkaktuan ngërçin në fjalë.

The post Bllokimi i pagave, magjistratët kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave Petrit Malaj appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme