Lajmi se Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Mali i Zi kanë ndaluar fluturimin e avionit të shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, ka tronditur Moskën zyrtare.
Ndërsa BE-ja dhe NATO e mirëpritën vendimin e tre shteteve anëtare për të ndaluar fluturimin e Sergei Lavrovit për në Beograd, reagimet në Moskë ishin të ndryshme.
Lavrov ishte parashikuar të vizitonte Beogradin më 7 qershor, por sipas Reuters, vizita e tij tashmë është anuluar.
“Ajo që është e mirë është (raketa) ‘Sarmati’? Ajo nuk do të kërkojë pëlqimin për fluturim nga bullgarët frikacakë, rumunët hakmarrës dhe malazezët që tradhtuan historinë tonë të përbashkët”, shkruan Rogozin.
Në fakt, ai shpesh përmend raketat balistike në mesazhet e tij në Twitter. Në një rast, ai uroi Perëndimin për Vitin e Ri me një babagjysh pranë raketës balistike “Topol M”.
© SYRI.net