BMW 1 Series në version Sedan arrin edhe në Evropë?

Modeli më i vogël i BMW-së nga seria 1 në Evropë shitet në version Hatchback, ndërsa në fillim të vitit 2017 ekskluzivisht për Kinë është prodhuar edhe versioni Sedan.

Megjithatë, në qershor të këtij viti 1 Series në version kabrio u lansua edhe në Meksikë, gjë e cila hapi mundësinë që ky version të vijë edhe në kontinente tjera, para se gjithash në Evropë. Spekulimet për këtë u bënë edhe më të zëshme pas një serie fotografish të bëra gjatë testimeve në Munih, ku është vërejtur Seria 1 Sedan i kamufluar.

Është e vështirë për të gjetur dallimet nga modeli i Kinës dhe Meksikës, dhe nuk mund të thuhet me siguri se modeli i fotografuar është planifikuar për Evropën, por ka një probabilitet të lartë se është e dikuar për Kontinentin e Vjetër.

Para së gjithash, sepse BMW nuk ka një rival të denjë për Sedan të vegjël me konkurrentët e saj më të mëdhenj – Audi A3 dhe Mercedes A-Class / CLA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme