BMW-ja pret që mungesa e çipave të zgjasë deri në vitin 2023

Mungesa e çipave gjysmëpërçues pritet të mbetet një problem për industrinë e automjeteve deri në vitin 2023, ka thënë shefi ekzekutiv i prodhuesit gjerman BMW, Oliver Zipse, në një intervistë për gazetën “Neue Zuercher Zeitung”, të publikuar të hënën.

“Ne jemi ende në kulmin e mungesës së çipave. Pres që ne të fillojmë të shohim përmirësime më së voni vitin e ardhshëm, por do të duhet të përballemi me një mungesë thelbësore në 2023″, citohet të ketë thënë ai, raportoi Reuters.

Gjatë konferencës vjetore për shtyp të mbajtur muajin e shkuar, përfaqësuesit e BMW-së kanë thënë se pritet që mungesa e furnizimit me çipa të zgjasë edhe gjatë vitit 2022.

Deklarata e Zipses vjen pas pohimeve të ngjashme të drejtorit ekzekutiv të Volkswagenit, Arno Antlitz të shtunën. Ai tha se pret që furnizimi i çipave nuk do të jetë në gjendje të përmbush kërkesën deri në vitin 2024.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme