BMW sjell versionin “M Performance” të modeleve X6 e X7

BMW po zgjeron gamën e ofertave të saja, duke shtuar edhe modelet sportive M të SUV-ve të saj, X6 e X7 të ri.

BMW, X6 dhe X7 i ka kthyer në vetura SUV super sportive M, transmeton koha.net.

Image

BMW X6 ka mbrojtësin e pasmë të modeleve sportive M, pasqyrat nga fibrat e karbonit po ashtu të serive M, mbrojtës anësor M e tubat e shkarkimit supersportiv.

Image

BMW X7 ka frenat supersportiv M, të cilët janë më të lehtë, por më efikas se modeli standard, rrotat 21 apo 22 inç të cilat ofrohen në disa lloje të ngjyrave për t’u zgjedhur, timonin sportiv të bërë nga lëkura alkantara dhe fibrat e karbonit si dhe pedalet e versionit M.

Image

Së fundit, modelit X7 i janë shtuar edhe dritat LED që shfaqin logon M në tokë kur hapet dera.

Image

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme