Gazetar: Avni Tahiri
Supermarketet funksionojnë si kartele tek ne, dhe me dy bojkotet kundër rritjes së çmimeve nuk u arrit efekti i duhur. Kështu vlerësojnë qytetarët të cilët shtojnë se Qeveria duhet të ndërmerr hapa konkrete dhe të subvencionojë prodhimtarinë
“Efekti ishte pjesërisht pasi supermakretet tek ne performojnë si kartele dhe kjo nuk e di a do të ndihmoje të ulen çmimet. Dyqanet e vogla janë edhe më të shtrenjtë dhe le t’ia mendojnë ata me të ardhura të ulëta apo edhe ata me të ardhura mesatare. Vërtetë është shumë shtrenjtë. Ndoshta zgjidhja është në konkurrencë. Shteti duhet të subvencionojë projekte konkrete të prodhimtarisë së ushqimit, edhe pse është afatgjatë efekti dhe jo për dy a tre muaj”, tha një qytetar.
“Jam në Francë. Si janë çmimet në krahasim tek ne. Në krahasim me Maqedoninë gati janë çmimet e njëjta. Shumë pak dallim ka. Shumica e produkteve janë të njëjta, si molla, portokajtë janë të njëjta, bananet atje janë më lirë se këtu, këtu janë një euro e gjysmë e atje 99 cent ose një euro”, u shpreh një tjetër qytetar.
Bojkotuam por kjo nuk është zgjidhje, të premten e parë, 45 %, të dytin 22%, herën e tretë 5%, pra njerëzit duhet patjetër të jetojnë dhe të blejnë. Kjo nuk është zgjidhje. Kështu nuk bëjmë asgjë. Çmimet si janë? Çmimet janë katastrofë. Çmimet janë të mira për ata që kanë para e ne në Maqedoni jemi rreth 70 apo 80 % me të ardhura të ulëta”, tha një qytetar.
Sipas Qeverisë, zgjidhja duhet kërkuar me dialog dhe jo me ndërhyrje. Nga atje shtojnë se presin që Inspektorati Shtetëror i Tregut të raportojë për situatën në seancën e ardhshme të qeverisë, së bashku me Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës dhe të dalin para opinionit me disa parametra. Nëse kjo nuk respektohet nga ana e sistemit i cili fillon nga prodhuesit, shpërndarësit dhe zinxhirët, atëherë si Qeveri do të duhet të marrim masa për ta kontrolluar këtë, aty ku është e nevojshme. Sipas Qeverisë, aksioni i çmimeve do të zgjerohet pasi jo vetëm supermarketet apo hipermarketet, por edhe operatorë të tjerë ekonomikë si farmacitë dhe dyqanet e produkteve të bardha do të jenë objekt analize. /Alsat.mk