“Bomba” e verës: Napoli pritet të transferojë yllin e Interit

Napoli po e transferon yllin e Interit.

Napoletanët për shopping në Milano.

Skuadra e Napolit po shkëlqen këtë sezon si në Itali ashtu dhe në Europë.

Titulli kampion në Serie A është thuajse i hipotekuar, ndërkohë që edhe në Champions League, skuadra napoletane ka shkuar deri në çerekfinale.

Kanë mbetur pak më shumë se dy muaj deri në fund të sezonit, por, pavarësisht kësaj, drejtuesit e Napolit kanë filluar të punojnë për merkaton e verës.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Napoli synon transferimin e yllit të Interit.

Sipas Calcio Mercato, Napoli synon transferimin e Stefan De Vrij, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.

De Vrij ka luajtur edhe më parë nën drejtimin e Spalletit te Interi dhe holandezi është i gatshëm që të ribashkohet me italianin në Maradona Stadium.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme