Bombahedhësi në Ambasadën e SHBA në Podgoricë, i dekoruari i Millosheviqit për luftën në Kosovë

Bombahedhësi i vetëvrarë në Ambasadën amerikane në Podgoricë, dy net më parë, Dalibor Jaukoviq, është njëri nga 14 mijë luftëtarët e dekoruar nga Sllobodan Millosheviq “për guxim e patriotizëm të manifestuar ndaj atdheut” gjatë konfliktit, siç e quajnë serbët me eufemizëm luftën në Kosovë më 1999, transmeton Koha.net.

Ai, natën midis të mërkurës dhe të enjtes, më pak se një orë pas mesnatës, hodhi bombën M75 në oborrin e Ambasadës së SHBA në kryeqytetin e Malit të Zi nga një distancë pesë-gjashtë metrash, citon e përditshmja e Podgoricës “Vijesti” shefin e Sektorit për sigurimin e personave dhe të objekteve nga Drejtoria e Policisë, Dragan Bllagojeviq. Bëhet e ditur se bomba nuk ka lënduar asnjë nga të punësuarit në Ambasadë, e as ka shkaktuar dëm të madh në oborr. Bombahedhësi pas këtij akti, ka kapërcyer rrugën dhe në fushën përtej rrugës së Ambasadës, disa minuta më vonë ka aktivizuar bombën tjetër dhe ka vrarë veten.

Jepen hollësi të tjera për jetën e tij. Ai kishte jetuar me të vëllanë dhe nënën në Bllokun 5 në Podgoricë. Ka qenë shtetas i Malit të Zi, i lindur në qytetin e Serbisë, Kralevë. Ka qenë i papunë.

Në profilin e tij në Facebookun shihet se ka qenë i dekoruar me Medaljen për Merita në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë së Republikës Federative të Jugosllavisë më 1999, transmeton Koha.net.

Në këtë rrjet social ai kishte kritikuar pushtetin malazias dhe opozitën, Presidentin amerikan, kishte kundërshtuar hyrjen e Malit të Zi në ATO dhe kishte kritikuar qëndrimin e Serbisë ndaj qytetarëve të vet të merituar. Faqja e tij në Facebook dje është shuar.

“Ishte patriot i mirëfilltë gjatë bombardimeve të NATO-s. Ka shërbyer në shërbimin e Mbrojtjes kundërajrore të Jugosllavisë”, citon Rojters Millutin Dragiçeviqin, i cili është prezantuar si kushëri i Jaukoviqit.

Sipas shefit të Policisë Kriminalistike, Enis Bakoviqit, Jaukoviq nuk ishte i regjistruar për ndonjë vepër penale.

Bakoviq ka thënë se Policia në bashkëpunim me Byronë Hetuese Fedderale (FBI) të Amerikës po verifikon komunikimet e Jaukoviqit përmes rrjeteve sociale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme