CNN-i ka gjetur dhe vërtetuar pesë video nga skena e një shpërthimi të madh përgjatë një rruge evakuimi për civilët në jug të qytetit të Gazës.
CNN ka kontaktuar me Forcat e Mbrojtjes të Izraelit për komente mbi çdo sulm ajror në të njëjtin vend.
Izraeli u tha civilëve në dhe rreth qytetit të Gazës të premten se ata duhet të lëvizin në jug për të shmangur kapjen nga operacionet ushtarake izraelite.
Hamasi ka thënë të shtunën se raketat izraelite vranë 70 persona dhe lënduan 200 persona që po largoheshin nga Gaza. Ministria palestineze e Shëndetësisë konfirmoi se “numër i madh” të vdekurish dhe të lënduar kishin arritur në spitalin Al-Shifa pasi ishin bombarduar gjatë rrugës së tyre nga veriu për në jug.
© KOHA.