Bombë në veri të Mitrovicës

Një bombë është hedhur mbrëmë pas mesnate afër shtëpisë së afaristit Rade Dobriq në Zubin Potok, por përveç dëmeve materiale nuk ka njerëz të lënduar.


Ngjarjen e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut Besim Hoti.

Sipas tij nga shpërthimi janë dëmtuar disa automjete që kanë qenë afër të parkuara ndërsa ka dëmtime edhe në xhama të disa lokaleve përreth.

Ai tha nuk dihet autori ose autorët dhe as motivi i këtij incidenti ndërsa policia është duke hetuar rastin për të ndriçuar sa më parë rrethanat e plota të këtij incidenti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme