Mëngjesin e ditës se shtunë, një person ka kërcënuar me shpërthimin e një bombe pranë ndërtesës së qeverisë serbe në Beograd.
Policia ka negociuar tre orë me burrin 40 vjeçar, i cili kishte dy granata dore që kërcënonte se do t’i aktivizonte, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Kjo ngjarje ka filluar në orën 04:00 të mëngjesit, ndërsa policia tashme ka arrestuar personin e lartpërmendur, i cili kishte një histori penale.
Ende nuk dihen arsyet e këtij veprimi, mirëpo dyshohet që 40 vjeçari ka kërkuar të flas me zyrtarë policorë që kishin punuar në një nga rastet e tij.