
Bashkësia lokale e Galiçnikut ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët dhe vizitorët se rruga për në fshat aktualisht është e pasigurt për trafik.
Siç informojnë ata, për shkak të reshjeve të dendura të borës gjatë natës së kaluar, rruga është e vështirë për t’u kaluar dhe nuk rekomandohet për përdorim.
“Shërbimet kompetente janë në terren dhe po punohet për pastrimin e zonës. Ju lutemi të mos shkoni drejt Galiçnikut derisa rruga të jetë pastruar plotësisht dhe e sigurt për lëvizje. Të gjitha informacionet e mëtejshme do të raportohen në kohën e duhur”, njoftoi Bashkësia lokale Galiçnik .
Këtë mëngjes, Krusheva u zgjua nën një shtresë dëbore. Duke pasur parasysh se Krusheva është në një lartësi prej 1.350 metrash, nuk është e papritur që të ketë borë. Konkretisht, DPHM njoftoi reshje dëbore mbi 1.000, ose 1.100 metra lartësi, kështu që pothuajse të gjitha malet në Maqedoni janë nën dëborë.
LAMM njoftoi sot në mëngjes se ka pasur reshje bore në qafat malore të Strazhës, Bukovës, Gjavatës, Presekës, Mavrovës, Krushevës dhe Kodrës së Diellit, me mbetje të vogla lluce në rrugë pas ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës.



