Bora Zemani merr dhuratën e veçantë

Bora Zemani surprizohet me dhuratën e veçantë nga fansat.

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.

Këtë sezon të ri televiziv Bora nuk është më pjesë e “Për’Puthen”, por i është besuar drejtimi i spektaklit më të ndjekur të kërcimit në Shqipëri, “Dancing With the Stars”.

Shpeshherë bukuroshja merr dhurata ose surprizohet nga fansat e saj, të cilat nuk ngurron që t’i publikojë edhe në rrjete sociale, ashtu siç ka ndodhur edhe me rastin e fundit.

Vetëm pak më parë prezantuesja ka publikuar një video të një surprize që këta të fundit i kanë dhuruar asaj dhe Donaldit, një shishe vere e paketuar me emrin dhe momentin e famshëm të puthjes së tyre në ‘BBV’.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme