Më herët është raportuar se Bordi i drejtorëve i KUR “Prishtina” sh.a. kishte shkelur ligjin e Ndërmarrjeve publike dhe Kodin e Etkës dhe Qeverisjes Korporative. Bordi në ate kohë kishte vendosur që të furnizohej me 7 ose 8 iphone 6s, në një vlerë mbi 7,200.00€. Ligji ndalon që Bordi i drejtorëve të furnizohet me asete të ndërmarrjes publike si: Automjet, Kompjuter, Laptop, Telefon mobil dhe udhëtime zyrtare nga të cilat merren mëditje. Kompania ka të drejtë të siguroj një zyrë për Bordin e drejtorëve, ku do të lejoheshin paisjet dhe inventari i nevojshëm, një kompjuter tavoline dhe printer për të pasur mundësinë që kryesuesi i bordit por edhe drejtorët të kenë mundësi qasjeje të pakufizuar kur ata kanë punë apo takime në interes të ndërmarrjes publike. Furnizimi me iphone 6s, udhëtimet zyrtare, pagesa e hoteleve luksoze, mëditjet, drekat dhe darkat e shtrenjëta, nepotizmi, perfitimi i tendereve dhe shfrytzimi i autoritetit dhe ndikimit në dhënjen e punëve si: kontrata e sigurimit të automjeteve për kompaninë ku z. Amir Gashi (Kryesuesi i Bordit) ka kontratë pune, pastaj Kontrata e Agjencisë Qendrore të Prokurimit dhe Autoritetit Rregullativ për Sherbimet e Ujit, të cilët kanë shpërblyer me kontratë prej 3,990.00€, IKM-në, (Instituti Kombëtar për Menaxhim) pronë e drejtorit të bordit Ilir Rexhepi, i cili ka konflikt interesi duke qenë drejtor ekzekutiv i IKM-së si dhe drejtor i bordit në KURP. Tenderi i Hulumtimit të kënaqëshmërisë së konsumatorëve me shërbimet e ujit dhe kanalizimit ka përfshirë edhe Ujësjellësin Prishtina, ku edhe lind konflikti i interest i z.Rexhepit.
Burime të portalit Sakte.net njoftojnë se mbrenda KUR Prishtina këto ditë është zhvilluar një procedurë furnizimi me komjuter dhe teknologji informative për zyrtarët dhe nevojat e ujësjellësit, furnizim ky i planifikuar dhe i domosdoshëm për përtrirje, futje të teknologjisë së re dhe zëvendësim i teknologjisë së vjetruar dhe të amortizuar. Problemi qëndron se si ndodhi që të përfitojnë nga ky furnizim 6 Drejtorët e Bordit, duke vazhduar me shkelje të ligjit dhe keqpërdorim të buxhetit të kompanisë duke u furnizuar me Laptop të tipit HP Pro Book 450 G4, Notebook PC 1BS24UT. Çmimi i furnizimit sipas faturës është: 639.00€ për copë x 6copë =3,834.00€. / Sakte.net /