Bordi i RTK-së ka pranuar 16 aplikacione për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës njofton se brenda afatit kohor të përcaktuar në konkurs, ka pranuar 16 aplikacione për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.

Sipas procedurave përkatëse ligjore, hapja e zarfeve dhe përpilimi i listës do të bëhet brenda afatit prej tetë ditësh.

Bordi i RTK-së do të njoftojë me kohë dhe në mënyrë transparente mbi të gjitha proceduat dhe ecurinë e procesit të konkursit. Gjithashtu i gjithë procesi i vlerësimit do të jetë transparent dhe ftohen organizatat e shoqërisë civile që ta monitorojnë procesin e vlerësimit të kandidatëve.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme