Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve! Sa do të shiten nga sot nafta, benzina dhe gazi

Pasojat e pushtimit rus në Ukrainë duket se nuk kanë të pushuar, duek u reflektuar në çmimet e karburanteve dhe produkteve të tjera të shportës në botë dhe në vendin tonë. Pavarësisht përpjekjevetë superfuqive botërore për të gjetur një zgjidhje alternative ndaj varësisë së gazit rus, rezultatet nuk janë ende të prekshme.

Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të mërkurë çmimet e reja të karburanteve në vendin tonë. Sipas vendimit më të fundit, nafta do të shitet me pakicë 234lekë/litri, benzina 237 lekë/litri dhe gazi 90 lekë/litri.

Njoftimi i Bordit:

Bordi i Transparencës në datë 18 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 234lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 222lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 237 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 18 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë. /GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme