Shpërthim bombole gazi në Fier, lëndohet pronari i shtëpisë! Banesa përfshihet nga flakët

Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e kësaj të mërkure në lagjen “29 Nëntori” në Fier.

Si pasojë e shpërthimit, qytetari me iniciale Y. M ka marë dëmtime të lehta në duar, ndërsa banesa është përfshirë nga flakët.

Pas incidentit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:45, në lagjen “29 Nëntori” në banesën e shtetasit Y. M. ka rënë zjarr si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit.

Shtetasi Y. M ka marë dëmtime të lehta në duar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme