Gazetar: Bashkim Sulejmani
Bora e cila gjatë stinës së dimrit, madje në dhjetor dhe janar mungoi, shkaku i së cilës madje nuk u hap as sezoni i skijimit, ndërkohë që u kthye tani në pranverë, në muajin prill, borë rrejshe me të madhe në Kodër të Diellit. Nuk mungojnë sot as makinat që siç e shohim, për kureshtje kanë dalë që ti kënaqen borës këtu në kodër të Diellit”.
“Po dolëm ta shijojmë pak borën, sepse dimrit s`patëm borë t`paktën ta shijojmë tani këtë që ka mbetur”, tha një vizitor.
A u kënaqe me borën?
“Po u kënaqa, skijat jo si mora se s`mundesha”, tha një vogëlush.
“Super sot bora madhe kënaqemi, borë bie. Në dimër s`kishte ama verës po…”, shtoi një tjetër fëmijë.
Përkundër reshjeve të dendura të borës, rrugët janë të kalueshme për në kodër të Diellit, por nga Drejtoria e Rrugëve të Maqedonisë rekomandojnë për vozitje të kujdesshme, sidomos në orët e mbrëmjes. Sipas Sinoptikëve, reshje bore ka edhe në pjesën e Dibrës, si dhe në Strazhë dhe Mavrovë, ndërsa pritet të vazhdojnë deri pas mesnate. Ditëve në vazhdim, sipas sinoptikëve, moti do të jetë i ndryshueshëm i vranët dhe me reshje të kohëpaskohshme shiu të përcjelle me bubullima dhe erë të fortë. Në viset më të larta do të ketë edhe reshje bore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 8, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 10 deri në 17 gradë. Moti pritet të ngrohet gjatë vikendit të ardhshëm, kur edhe temperaturat pritet të arrijnë 22 gradë./Alsat.mk