Borë në veri e jug të Shqipërisë, probleme nëpër rrugë

Reshjet e borës kanë përfshirë veriun dhe juglindjen e Shqipërisë mbrëmjen e së shtunës, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Reshjet kanë përfshirë rajonin e Kukësit, duke shkaktuar vështirësi edhe përgjatë Rrugës së Kombit.

Bora ka mbuluar edhe pjesën më të madhe të Qarkut juglindor të Korçës. Zonat malore, por edhe fshatrat turistikë të Dardhës dhe Voskopojës kanë regjistruar intensitet të lartë të reshjeve, duke sjellë edhe probleme në lëvizjen e automjeteve.

Reshjet më të pakta të borës janë regjistruar në aksin Korçë-Kapshticë, vetëm me dy centimetra, ndërsa në Dardhë bora ka kaluar mbi 20 cm. Për të udhëtuar drejt fshatit turistik, i cili në fundjavë regjistron edhe më tepër turistë, edhe me zinxhirë lëvizet me vështirësi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme