Borxhi i djalit në Angli, motiv i sulmit me eksploziv në biznesin në Durrës/ Cili është autori 31-vjeçar nga Burreli!

Shkak i shpërthimit me tritol në biznesin e Shaban Agës  në Durrës dyshohet se ka lidhje me një konflikt të djalit të tij, më saktë me një borxh në Angli.


Autori dhe djali i Shaban Agës janë konfliktuar në Angli, pasi dyshohet se djali i Agës i ka marrë një borxh.

Autori, shtetasi Dardan Kadiu ka ardhur në Shqipëri dhe i ka kërkuar borxhin familjes së djalit me të cilin pati konflikt, por nga Shaban Aga nuk ka marrë borxhin që i kishte djali i tij dhe është konfliktuar edhe me të dhe i vendosi edhe tritolin në biznes.

Por në një intervistë për gazetaren Klodjana Haxhiaj, 58-vjeçari Aga mohoi që ky të jetë motivi, pasi siç tha ai, i biri është sqaruar me 31-vjeçarin dhe nuk i ka askujt borxh.

Njoftimi i Policisë së Durrësit për ngjarjen:

Durrēs/Informacion paraprak – Rreth orës 03.10, në lagjen 17/1 rruga “Shenjtoret”, në fasadën e dyqanit të shtetasit Sh.A, 58 vjeç, dyshohet se shtetasi D.K, 31 vjec, banues në Burrel, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konfikti të mëparshëm mes shtetasit Sh.A dhe D.K. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për dokumentimin ligjor të autorësisë së kësaj ngjarjeje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme