(VIDEO) Momente paniku/ Shqiptari me Dum-Dum për në Vatikan, nuk ndalet as kur e qëllojnë me armë. Plagosen 2 policë!

Një 39 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia pasi kishte hyrë kundërvajtje me një motorkarro ose quajtur ndryshe Dum-Dum, në rrugët që të çonin në Vatikan.


Siç duket edhe nga video e policisë italiane, shqiptarit i është komunikuar disa herë për të ndalur, por ai ka vijuar rrugën, shkruajnë mediat italiane.

Policia bëri ç’është e mundur për ta ndalur madje, duke qëlluar në një nga rrotat e makinës së shqiptarit derisa një nga karabinierët i është hedhur sipër në pjesën e sediljes së shoferit për ta ndalur me forcë duke përdorur edhe paralizuesin elektrik.

Nga ngjarja ka mbetur i plagosur vetë shqiptari dhe dy policë italianë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme