Borxhi që Ali Ahmeti thotë se ia ka Ziadin Sela!

Përtej deklarimeve publike për unifikimin e faktorit politik shqiptar në Maqedoni, takimet e liderëve të partive shqiptare në Maqedoni fillimisht në “konak” tek kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, e më pas tek presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi janë përcjellë edhe me replika dhe kundër replika në tryezën e bisedimeve.

Portali Sakte.net nga burime brenda presidencës së Kosovës kupton se në një rast, lideri i BDI – së, Ali Ahmeti i është drejtuar përfaqësuesit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Selës, se ai i detyrohet BDI – së për zgjedhjen e tij në krye të Komunës së Strugës. “Nëse nuk do të isha unë, ti nuk do të ishe kryetar i Strugës”, i ka thënë Ahmeti – Selës, thonë burimet tona. Në vend të përgjigjes, Ziadin Sela vetëm ka qeshur duke mos e konfirmuar e as mohuar një pretendim të tillë.

Risjellim në vëmendje se Ziadin Sela kishte fituar në Komunën e Strugës në raundin e tretë, asokohe si përfaqësues i PDSH – së së Menduh Thaçit./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme