Ja sa peshon pasuria e kryeministri Mustafa (Dokument)

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar pasuri gjatë vitit që sapo e lamë pas në vlerën e 681 mijë e 899 euro.

Por, sipas deklarimeve, Mustafa më i pasur del të ketë qenë gjatë vitit 2011. Në këtë vit i ka të deklaruara plot 790 mijë e 640 euro pasuri, shkruan Indeksonline.

E, në vitin 2012, pasuria e kryeministrit ka qenë 657 mijë euro. Në vitin 2013, Mustafa duket t’i ketë zbritur shifrat e pasurisë. Në këtë vit pasuria e tij arrinte vlerën e 581 mijë e 380 eurosh.

I pari i e Ekzekutivit nuk e ka lënë vetën të varfërohet. Në vitin 2014. Ka rikthyer pasurinë në vlerën e 610 mijë e 625 eurosh, sipas deklarimeve të Lëvizjes Fol.

689 mijë e 541 euro, ka qenë shuma totale e pasurisë së Isa Mustafës gjatë vitit 2015. Në vitin 2016, kryeministri ka deklaruar se zotëron pasuri në shumën prej 681 mijë e 899 eurosh.

503 mijë euro është vlera e pasurisë së luajtshme të tij. 52 mijë e 626 euro, kryeministri ka deklaruar se i ka të mbajtura në institucione financiare.

46 mijë e 273 euro, janë të hyrat e tij vjetore. /Indeksonline/

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme