E martë, 25 Tetor 2016 – Sakte.net
Një fotografi e cila po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se i lypsët, të cilët qarkullojnë në Prishtinë, mbajnë takim me shefen e tyre.
“Fotografi e realizuar para pak minutash në qendër të Prishtinës. Vajza në fotografi është “bossi” i fëmijëve (lypësarëve në semaforat e Prishtinës). Para pak minutash, ajo kishte mbledhë të gjithë “punëtorët e saj”, dhe ju bërtiste që sot nuk kanë realizuar shumë të ardhura për të, dhe ishte e shqetësuar siç dëgjohej, duke thënë “as në fitnes nuk kom mujt me shku sot, t`u u marr me juve, duhet me ja u ndrru venat me ata te pikave tjera”. Vajza kishte nje tatu “shqiponjë” dhe nje “qen” të vogël me të… Apel: krejt paret që na i japim nëpër semafora e në qytet, shkojnë në buxhetin e saj… “MOS JU JEPNI PARE”, thuhet në përshkrimin e fotografisë, e cila është bërë nga një qytetar dhe është shpërndarë shumë në “Facebook”.