Nikoliq: I plotësojmë kushtet e dialogut me Kosovën, por jo njohjen

E martë, 25 Tetor 2016  –  Sakte.net

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, gjatë një takimi me ministren bjelloruse të Informacionit, Lilija Ananiç, ka thënë se Serbia është e gatshme të plotësojë të gjitha kushtet që dalin nga dialogu me Kosovën, përveç njohjes së pavarësisë së saj.

 

Nikoliq ka thënë se Serbia është në rrugë kah BE-ja dhe se asnjëherë nuk do t’i vinte sanksione Rusisë.

“Serbia qeveris me vendin në bazë të standardeve më të fundit dhe është me rëndësi që t’i plotësojë të gjitha kushtet që dalin nga dialogu (me Kosovën) përderisa nuk kërkohet nga ne që ta njohim pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Nikoliq.

“Ne asnjëherë nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës dhe nuk mund t’i vëmë sanksione Rusisë. Nuk dëshirojmë të marrim anë kur grinden miqtë tanë, sepse në këtë rast do të humbnim njërin mik, dhe tjetrin nuk do ta fitonim”, ka theksuar Nikoliq.

Ai ka falënderuar Bjellorusinë dhe presidentin e saj Lukashenko i cili, sipas presidentit serb, “nuk e ka lënë anash Serbinë në momentet e vështira”, siç është vizita e tij në Serbi gjatë vitit 1999 kur Serbia kishte nisur luftën e ashpër kundër Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme