Brenda vitit lëshohet në qarkullim 20 km e para të autostradës Prishtinë-Shkup

Një pjesë e autostradës që lidh Prishtinën me Shkupin brenda këtij viti do të lëshohet në qarkullim.

Zëdhënësja në konsorciumin turko-amerikan “Bechtel- Enka”, Ela Ruçi, ka bërë me dije se kjo kompani po punon sipas dinamikës dhe brenda këtij viti do të lëshohen në qarkullim për të gjithë ata që shfrytëzojnë këtë rrugë nacionale.

“Ekipi i “Bechtel Enka”, po punon intensivisht në të gjithë gjatësinë e këtij korridori. Objektivi ynë në bashkëpunim dhe koordinim me qeverinë e Kosovës është që brenda këtij viti të lirohen për trafik 20 km e para të kësaj autostrade”, ka thënë  Ruçi për transmetuesin publik.

Ndryshe Rruga 6, Prishtinë – Hani i Elezit ‘Arbën Xhaferi’.”, është Autostrada e dytë e Kosovës, pas asaj me Shqipërinë. Kjo rrugë është me gjatësi prej 55 kilometrash, duke filluar  nga Prishtina, Lipjani për të kaluar nëpër Ferizaj, Kaçanik e deri në kufi me Maqedoninë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme