Riformatimi i Qeverisë kursen 3.6 milionë euro

Sakte.net / E mërkurë, 05 Tetor 2016  –  10:11

Opozita e Kosovës nuk e mbështet riformatimin e Qeverisë, pasi sipas tyre, ky hap nuk do të sjellë zhvillime pozitive për vendin.

Nga Instituti GAP, bëjnë me dije se riformatimi i Qeverisë sëKosovës do përfshijë zvogëlimin e ministrive dhe do t’i kursejë buxhetit të shtetit 3.6 milionë euro brenda një mandati.

Në Kosovë ka 19 ministri, dy prej të cilave, e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Ministria e Integrimit Evropian), nuk kanë ministra.

“Sipas Qeverisë, riformatimi do të vijë si rezultat i pajtimit të partnerëve të koalicionit PDK-LDK”, transmeton “Zëri”.

Por partitë opozitare vijojnë ta kundërshtojnë riformatimin pasi sipas tyre, partitë në pushtet po punësojnë militantët e tyre partiakë nëpër këto ministri.