Mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova u mbajtë darka e të nominuarëve.
Në këtë dark ishte e pranishme edhe Brikenda, e cila u përgjigj pyetjeve që banorët e tjerë kishin për të.
“Cili është sekreti që ke me nda me publikun?”, ka qenë një prej tyre.
“I’a kam shpjeguar Ledit se sa e vështirë ka qenë në industrinë e muzikës, shembull që njerëzit kanë abuzuar me mu, më kanë keqpërdorur seksualisht ose ndoshta kanë tentuar me më keqpërdor”, ka thënë ajo.
“Mami im në momentin më të keq të jetës sa ka qenë në spital, më ka thënë çka do që ndodhë, ti vazhdo me muzikën edhe më ka rikthyer”, ka shtuar ajo tutje, e emocionuar.