Britania dërgon raketahedhës M270 në Ukrainë

Ministri i Mbrojtjes i Britanise se Madhe Ben Wallace, duke shpjeguar dhuratën në formën e sistemit të lëshimit të shumëfishtë M270, tha se mbështetja britanike për Ukrainën do të ndryshonte në përputhje me zhvillimin e taktikave ruse ne terren.

“Këto sisteme raketore shumë të afta, do t’u mundësojnë miqve tanë ukrainas, të mbrohen më mirë nga përdorimi brutal i artilerisë me rreze të gjatë, që po i perdorin forcat e presidentit rus Vladimir Putin”, tha ai në një deklaratë.

Londra ka thënë se trupat ukrainase do të trajnohen në Mbretërinë e Bashkuar për t’i përdorur sistemet e reja, pasi njoftuan më herët se do të trajnonin personelin ukrainas për përdorimin e automjeteve të blinduara.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme