Ambasada Britanike në Prishtinë ka shprehur zhgënjimin e saj për mos-anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
Kosova, thotë kjo Ambasadë, ka punuar shumë që të arrijë kushtet për anëtarësim në këtë organizatë.
“Anëtarësimi i Kosovës në Interpol do të mundësonte shkëmbim më të mirë të informatave mes agjencive ligj-zbatuese, veçanërisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe do të përmirësonte sigurinë evropiane dhe atë globale”, thotë Ambasada Britanike në Prishtinë, raporton Koha.net.
“Kriminelët e organizuar veçse bashkëpunojnë lehtësisht përtej kufijve: për t’i luftuar ata në mënyrë të efektshme, edhe autoritetet tona të zbatimit të ligjit duhet të jenë në gjendje të bëjnë të njëjtën”, ka përfunduar reagimi i Ambasadës Britanike në Kosovë.



