Pacolli për dështimin në Interpol: Fitoi e keqja

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në Interpol, ka deklaruar se shteti serb ka bërë një luftë të pamëshirshme kundër anëtarësimit të vendit tonë në këtë organizatë.

Ai ka thënë se institucionet e Kosovës duhet t’i japin rëndësi shumë të madhe dialogut, pasi sipas tij duhet krijuar perspektiva për qytetarët e vendit tonë.

“Ne e pamë se dy shtete nga dy Oqeania, dy shtete të vogla u anëtarësuan pa asnjë problem dhe Kosova jo, oponenca është tepër e madhe, kundërthëniet janë të mëdha dhe Serbia bëri një luftë të pamëshirshme, me të gjitha mjetet kundër anëtarësimit të Kosovës. Ne na mbetet që të jemi konstruktiv dhe t’i japim rëndësi shumë të madhe dialogut. Ne duhet të krijojmë perspektivë për qytetarët e Kosovës, për rininë tonë, duhet të krijojmë paqe, t’ua heqim barrën të rinjve tanë dhe ata të ecin përpara. Unë e konsideroj se nuk duhet të ndalemi, ne duhet të angazhohemi edhe më tepër që të arrijmë deri paqja me Serbinë dhe çdo gjë duhet të jetë më e lehtë”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme