Britania rikthen regjimin e vizave për europianët

Lëvizja e lirë mes Britanisë dhe Bashkimit Evropian do të përfundojë në mars të vitit 2019, kur Britania të largohet përfundimisht nga BE. Zëdhënësi i kryeministres britanike, Tereza May, tha të hënën se qeveria kishte marrë disa vendime, duke përfshirë edhe propozimet për të drejtat e qytetarëve evropianë pas Brexit.

Kështu pas daljes nga BE, vendi ishullor do të rikthejë regjimin e vizave për qytetarët europianë.

“Të tjera detaje në lidhje me sistemin e imigracionit pas Brexit do të shtohen në kohën e duhur. Do të ishte gabim të spekulonim si ato mund të jenë ose të themi se lëvizja e lirë do të vazhdojë siç është”, theksoi zëdhënësi i kryeministres britanike.

Javën e kaluar, ministri i Financave, Philip Hammond tha se nuk duhet të ketë ndryshime të menjëhershme të rregullave të imigracionit pas tërheqjes së Britanisë nga BE-ja.

Pas deklaratave tepër kontradiktore nga drejtuesit e lartë të qeverisë Mei në ditët e fundit, zëdhënësi tha gjithashtu se pozicioni i qeverisë për Brexit mbetet ai i paraqitur nga Kryeministrja May në janar. Modalitetet për periudhën tranzitore janë një çështje e negociatave, shtoi ai, por Britania nuk është duke kërkuar një marrëveshje kalimtare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme