Brnabic pas Shkupit i ‘kapet’ Lubjanës: Pajtohemi për të gjitha përveç Kosovës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic gostiti Kryeministrin e Sllovenisë, Marjan Sarec, e siç e ka bërë zakon tani, Brnabic po i kritikon hapur ish republikat jugosllave rreth qëndrimit të tyre të pranimit të Kosovës, duke kërkuar që të respektohet edhe qëndrimi i Serbisë, thuajse nuk kanë përvojë me serbët në të kaluarën këta, transmeton Gazeta Metro.

Ana Brnabic tha se kanë biseduar rreth taksës në mallrat serbe dhe se këto nuk kontribuojnë në stabilitet në rajon dhe se Sllovenia u pajtua me këtë qëndrim. Brnabic theksoi se e kuptojnë qëndrimin e Sllovenisë për pranimin e Kosovës por presin që të ketë respekt edhe për qëndrimin e Serbisë.

Pas skandaleve të njoftuar dje nga gazetarët hulumtues afrikanë ku u shpalos blerja e ç ‘njohjeve nga shefi i diplomacisë serbe, Ivica Dacic, e më e rëndësishmja kërkesa e ambasadorëve të Quintit që të ndalin ‘diplomacinë e tërheqjes së njohjeve të Kosovës, metodologjia e tyre tani e ndryshuar në qasje ku po insistohet që të ‘respektohet’ edhe qëndrimi serb.

Dje në konferencë për shtyp me Zoran Zaev ishte një kërcënim i nënkuptuar, sot përsëri në një konferencë të përbashkët me një Kryeministër të ish republikave jugosllave përsëri, pak më i butë por u dëgjua.

Ana Brnabic tani edhe anëtare e partisë së Presidentit Vucic, po del në pah më shumë në diplomacinë e jashtme se të zakonshmit, Dacic e Djuric, ndoshta shfaqja e saj tani më shumë në publik ka të bëjë edhe me zgjedhjet e ardhshme në Serbi gjatë pranverës së vitit të ardhshëm dhe një çarje mes partnerëve të koalicionit Vucic-Dacic.

Sarec e Brnabic folën për marrëdhëniet ekomomike të dy vendeve dhe se si shkëmbimi tregtar mes dy vendeve kishte arritur 1.6 miliardë euro vitin e kaluar. Investimet serbe në Slloveni për momentin arrijnë 300 milionë euro, ku Brnabic pret shtim të tyre.

Kryeministri slloven, Marjan Sarec, deklaroi se Serbia është partner i mirë edhe në rrafshin ekonomik e politik dhe kanë shumë pak çështje të hapura. Sarec theksoi se e mbështesin anëtarësimin e Serbisë në BE, “Serbia e meriton” shtoi Sarec.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme