Ngjarje si në filma: Dy grupe gjuhen me armë në Prishtinë, policia jep detaje

Sot rreth orës 13:00, në Prishtinë në rrugën ‘Nazim Gafurri’ ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku raportohet se nuk ka të lënduar.

Lajmi për Metron e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku ka thënë se policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e bërë ekzaminimin e vendit ku ka ndodhë rasti.

“Bazuar në të dhënat e para dyshohet se ka pas shkëmbim zjarri në mes të dy grupeve, të cilët kanë vazhduar të shtënat edhe pasi janë futur në veturat e tyre, me të cilat kanë lëvizë në rrugën ‘Nazim Gafurri’, ka deklaruar Ahmeti.

Policia ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme