Bubeski nuk beson se superekpsertiza për aksidentin në Llaskarcë mund të ndryshojë rrjedhën e mëtejmë të procesit gjyqësor

Gazetar: Adrian Kerimi

Super ekspertiza e realizuar me kërkesë të gjykatës në rastin “Llaskarca”, sipas Prokurorisë Themelore Publike nuk do të mund të ndryshon rrjedhën e gjykimit. Prokurori Publik, Gavrill Bubevski në intervistë javore për Radio Evropa e Lirë ka deklaruar se super ekspertiza nuk do të ndikon assesi që fajtori i vetëm për tragjedinë e “Llaskarcës” të mbetet shoferi i autobusit.

“Nga ajo që kam parë unë në super ekspertizë, nuk merren përgjigje mbi çështjet për të cilët veçse ka përgjigje në ekspertizën e përgatitur me urdhër të Prokurorisë Publike. Konsideroj se kjo nuk do ta ndryshon gjendjen faktike të konstatuar nga ana jonë, por përsëri vendimi i fundit është i gjykatës. Nga aspekti i Prokurorisë Publike nuk shoh asnjë arsye ta ndryshon rrjedhën e ndjekjes penale”, tha Gavrill Bubevski, Prokuror Publik.

Duke folur për mundësinë e vjetërsimit të ndjekjes penale ndaj ish drejtorit të Doganës, Dragan Daravellski për të cilin Gjykata Penale solli vendim për rigjykim të rastit, Bubevski shton se çështja e vjetërsimit për këtë të akuzuar ka përfunduar, por do të pritet vendimi final i gjyqit.

“Mendoj që vjetërsimi për ndjekjen penale duke përsëritur procedurën gjyqësore është çështje e përfunduar. Por, ajo që dua të them dhe që mund të ndodhë duke e shqyrtuar mirë lëndën është që të shkohet direkt në konfiskim të pasurisë sepse kjo nuk varet nga vjetërsimi. Për këtë do të flasim me prokurorin përkatës pasi të konstatohet vjetërsimi i mundshëm”, shtoi ai.

Gjykata Penale solli vendim për rigjykim të rastit Daravellski mbi deklarimin e tij se nuk ishte në njohur për dënimin me burg. Ndonëse dispozitat ligjore mundësojnë që rigjykimi mbi bazën e këtij argumenti të nisë në afat prej një viti nga vendimi i plotfuqishëm, Gjykata Penale pranoi si fakt deklarimet e Daravellskit edhe pse i njëjti ishte dënuar në vitin 2007 me vendim të plotfuqishëm dhe kishte dy tentativa për ekstradim, madje njëra prej tyre në aspektin juridik-formal kishte përfunduar por autoritetet serbe kishin heq dorë nga ekstradimi për shkak se kishin mësuar me vonesë se Daravellski është shtetas serb. Daravellski i arrestua më 10 janar në pikën kufitare me Serbinë, në tentativë për të hyrë në Maqedoni të Veriut. Ndaj tij kishte flet arrest ndërkombëtar. Lidhur me zvarritjen e proceseve gjyqësore ku gjykohet ish shefi i DSK-së Sasho Mijallkov, sipas Bubevskit një ndër faktorëtishte koronavirusi. Ai nuk shpreson se do të vjetërsohen lëndët ku akuzohet ai “Target-Foresa” dhe “Thesari”./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme