Bugatti Chiron në kërkim të gomave të reja për shpejtësinë 483 km/h

Bugatti Chiron vjen me një shpejtësi maksimale të limituar prej 381 kilometra në orë, e cila pa dyshim është mbresëlënëse, raporton motor1.

Por kjo veturë mund të arrijë shpejtësi maksimale edhe më shumë, sipas shoferit testues të kompanisë, Andy Wallace i cili ka thënë se Chiron me gomat e tanishme mund të arrij pak më shumë se 450 kilometra në orë.

Ai ka parashikuar se inxhinierët e Michelin do të garantojnë për goma të reja deri në vitin e ardhshëm, kur Bugatti do të tentojë të thyejë rekordin për veturën më të shpejtë që është prodhuar ndonjëherë për rrugë.

Andy Wallace beson se Chiron mund ta tejkalojë shpejtësinë maksimale të aprovuar nga Michelin për gomat, e cila është 450 kilometra në orë, por i duhen goma më të avancuara.

Ai shpreson se teknologjia e gomave do të arrijë potencialin maksimal të bishës 1,479 kuaj fuqi, e cili mund të zhvillojë 483 kilometra në orë.

Në librin rekordeve të Guinness, Bugatti Veyron SS qe shtatë vite me radhë është rekord mbajtësi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme