Buja pasi u dënua me 3 vjet burg: Shpresoj që tash të liberalizohen vizat

Ish-kryetari i Komunës së Lipjanit, menjëherë pasi iu kumtua aktgjykimi për dënimin e tij me burg prej tre vitesh, ka zgjedhur të ironizojë.

Ai ka thënë se shpreson që pas dënimit të tij, Kosovës t’’i liberalizohen vizat, shkruan gazetametro.net.

“Pas dënimit tim shpresoj të liberalizohen vizat”, kanë qenë fjalët e para të Bujës.

Ndërkaq, ai ka hedhur gishtin në drejtim të disa politikanëve që, sipas tij, ia kanë orkestruar rastin. Ndonëse nuk pranoi të flas me emra konkretë, ai ka thënë se janë disa që nuk e pranojnë konkurrencën politike.

“Janë njerëzit e politikës që nuk e duan konkurrencën politike. Nuk e akuzoj askënd me emër”, ka thënë më tej Buja.

E këto fjalë të Bujës, lidhen me zërat se ishin caktuar disa gjykime ndaj figurave politike, për të treguar gatishmërinë e Kosovës për të dënuar edhe ‘të fortët’, e cila gjë do të arsyetonte ‘sundimin e ligjit’, që është kërkese e BE’së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme