Bulevardi “vishet” kuqezi, shumë akademikë e pak politikanë të ftuar për betimin e Bajram Begajt

4.000 të ftuar do të jenë të pranishëm në ceremoninë e marrjes së detyrës të Bajram Begajt si Presidenti i ri i vendit.

Mes të pranishëmve, do të ketë shefa shtabi të ushtrive të NATO-s, me të cilët Begaj ka bashkëpunuar kur ishte në krye të Shtabit të Përgjithshëm.

Mes të ftuarve do të ketë mjekë, akademikë dhe pak politikanë. Risia e kësaj ceremonie është zhvillimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe jo te hyrja e godinës së Presidencës. Gjithashtu Bulevardi “vishet” me flamuj kuqezi për ceremoninë e dekretimit të Presidentit të ri Bajram Begajt./GSH

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme