Bullizmi, shkak i sherrit me thika ku mbetën të plagosur dy të mitur. Policia ndalon 14-vjeçarin si autor të dyshuar

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me plagosjen e dy të miturve në qytetin e Shkodrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të bullizmit mes të miturve.


Ndërkohë policia ka ndaluar si autor të kësaj ngjarja nje 14 vjeçar, i cili plagosi me thikë dy të miturit e tjerë, 13 dhe 15 vjeç.

Dy të miturit janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës dhe ndodhen jashte rrezikut për jetën.

“Rreth orës 18:15, në vendin e quajtur “Stadiumi“, gjatë një konflikti të çastit dyshohet se shtetasi E. F 14 vjeç ka dëmtuar me mjet të mprehtë ( thikë) dy të mitur 13 e 15 vjeç, të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndimën mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe pas disa minutash kontrolli në zonë bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. K., rreth 14 vjeç.

Shtetasi E. K po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe do kryehen veprime proceduriale në prani të psikologut dhe familjarëve nën drejtimin e Prokurorit”, thote policia.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme