Bunkeri më i madh nazist shndërrohet në muze

Një nga bunkerët më të mëdha i ndërtuar nga nazistët është shndërruar në muze. Kuratorët e muzeut më së shumti janë përqendruar në jetën e përditshme të ushtarëve dhe jo vetëm në aspektin e luftës. Hapësirat ekspozuese janë krijuar nga një arkitekt danez. Muzeu shpreson të tërheq më shumë se 100 mijë vizitor në vit.

“Është supozuar që këtu të zënë vend shumë ushtarë sepse shumë ushtarë ishin në frontin lindor ndërsa në frontin perëndimor kishin nevojë për më shumë ushtarë por nuk kishin më forca”, u shpreh Mate Bjerum, drejtore e muzeut.

Gjatë luftës së dytë botërore nazistët improvizuan të ashtuquajturin mur atlantik nga Norvegjia deri në Pirinej ndërsa në vitin 1944 në kuadër të këtij projekti në Danimarkë ato ndërtuan edhe bunkerin e tyre më të fortifikuar të quajtur “Bunkeri Triptiz”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme