Burgoset mësuesi, dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënëset

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë (30) ditëve të pandehurit B.V..

I pandehuri B.V., dyshohet se që nga shtatori i vitit 2018, në cilësinë e mësimdhënësit të gjuhës shqipe në shkollën fillore “Mazllum Këpuska” në Gjakovë, se në mënyrë të vazhdueshme ka filluar ngacmimin seksual ndaj 27 nxënësve të një klase, duke përdorur fjalë joshëse dhe ledhatime në pjesë të ndryshme të trupit, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës.

Prokuroria pretendon se me këto veprime i pandehuri B.V. dyshohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet”, e sanksionuar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 21 janar 2019 dhe do të zgjasë deri më 20 shkurt 2019.

Gjyqtari i procedurës paraprake, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase po që se i njëjti gjendet në liri, mund të ndikoj tek dëshmitarët dhe se vepra penale për të cilën dyshohet se e ka kryer i pandehuri B.V. hyn në grupin e veprave penale të natyrës së rende.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi, në Gjykatën e Apelit, thuhet në komunikatë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme