Eddie Hall, i njohur për fitimin e çmimit si Njeriu më i Fuqishëm në Botë në vitin 2017, ka treguar sekretet për humbjen e peshës.
Duke shkruar në librin e tij “Strongman: My Story”, Eddie deklaroi se “gjëja e vetme pozitive nga 2002-ta ishte të ushtruarit në palestër”, transmeton lajmi.net.
Eddie u fut në palestër dhe humbi 40 kilogramë përgjatë aktivitetit.
Më parë, ai zbuloi se si ai përfundoi pesë seanca kardio në javë, të cilat përfshinin boksin, çiklizmin dhe notin.
“Dieta e duhur më ka ndihmuar shumë, duke hequr dorë nga karbohidratet plotësisht”, deklaroi ai për Express.co.uk
Tutje, Hall bëri të ditur se dieta e tij përfshin sasi të larta proteinash.