Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar në fshatin Vreshevc të Lipjanit një të dyshuar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Viktimës i ka shkaktuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër K/Shqiptare, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.